Connect with us

Lajme

Anulohen disa seanca në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë anuluar seanca që nga mëngjesi.

Seanca për 53-milionëshin ku i akuzuar është edhe ish-ministri Pal Lekaj është anuluar në mëngjesin e sotëm.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me raste të tjera.

Një numër i vogël seancash është mbajtur në mëngjesin e hershëm, sipas avokatëve me të cilët ka folur KOHA. Mbrëmë Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëroi se pas vendimit të Qeverisë për ulje pagash në sistem të drejtësisë do të mbahen vetën seancat e natyrës urgjente apo esenciale.

KGjK-ja në komunikatën e saj kishte shkruar se llojet konkrete të seancave që do të mbahen do t’i caktojë pas mbledhjes së sotme e planifikuar prej orës 9.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media