Connect with us

Sport

“Akuza” për lojtarin e Barcelonës, po ruhet për Botërorin

Published

on

Rikuperimi i vonuar i Memphis Depay po ngre më shumë pikëpyetje te Barcelona. Sipas prognozës fillestare, sulmuesi holandez do të duhej të kthehej brenda një periudhe maksimale prej katër deri pesë javësh. Memphis u dëmtua në fund të shtatorit, por edhe pse kanë kaluar pesë javë, askush në klub nuk guxon të japë një datë për kthimin e tij.

Ka nga ata që mendojnë se kjo është strategji e qartë që Memphis të shkojë në Kupën e Botës në kushtet më të mira të mundshme, duke mos rrezikuar ndonjë dëmtim në ndeshjet e mbetura para fillimit të eventit më të madh futbollistik të vitit.

Natyrisht, te Barça askush nuk e pret Memphisin për dy ndeshjet e mbetura para Kupën e Botës. Nuk do të jetë as kundër Almerías të shtunën dhe duket shumë e vështirë për të që të shfaqet të martën në Pamplona.

Lojtari do të vihet nën urdhrat e trajnerit të Holandës, Van Gaal, që në ditë e parë të grumbullimit.