Connect with us

Sport

75 milionë € në lojë, Arsenali dhe Chelsea në garë për Coutinhon e ri

Publikuar

Porto pagoi 15.4 milionë euro te Gremio për kartonin e Pepe në korrikun e vitit të kaluar. Mesfushori i majtë po luan sezonin e dytë me “Dragonjtë e Oportos”, ekip ku është rikthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm.

25-vjeçari numëron dy gola dhe pesë asiste në këtë sezon, ndërkohë që në garë për shërbimet e tij ndodhen disa klube angleze. Chelsea dhe Arsenali po monitorojnë me kujdes performancat e lojtari brazilian.

Ndërkohë, drejtuesit e Portos i kanë vendosur një klauzolë shitjeje prej 75 milionë eurosh. Portugezët nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë kosto: Chelsea dhe Arsenali duhet të paguajnë këtë shumë për të bërë të tyrin Pepen, i cili cilësohet si Coutinho i ri.

NA NDIQ NË FACEBOOK