Connect with us

Kosovë

39-vjeçari nga Podujeva humb jetën në një aksident trafiku në Beograd

Publikuar

Sot ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradë në Beograd.

Burime të Indeksonline tregojnë se plagëve të marra nuk ka mundur t’i mbijetojë një 39-vjeçar nga Podujeva, i cili ka vdekur.

Të njëjtat burime konfirmojnë se nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një femër.

E lënduara po trajtohet në Spitalin e Nishit.

Mësohet se të njëjtit kanë qenë duke ardhur në Kosovë nga Zvicra.

NA NDIQ NË FACEBOOK