Sport
27 vjet më vonë, Messi nënshkruan me Newell’s Old Boys!
27 vjet më vonë, një tjetër Messi është gati të veshë fanellën e Newell’s Old Boys. Po flasim për Joaquin Messin, mesfushor i lindur në vitin 2002.
Futbollisti, që ishte aktivizuar në ekipin e të rinjve të klubit ku i mirënjohuri Lionel hodhi hapat e parë, sot ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me klubin kuqezi.
Vetë Newell’s e zyrtarizoi nënshkrimin me Messin në kanalet zyrtare të klubit.
Ndonëse nuk kanë lidhje farefisnore, Joaquin ka deklaruar vazhdimisht se dëshira e tij ishte të luante një ditë me idhullin e tij, tashmë pjesë e PSG.
Joaquin Messi ka luajtur tashmë Libertadores Under-20 me Newell’s, por tani është gati të bëjë debutimin e tij në futbollin profesionist.