Njëmbëdhjetë doganierë serbë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në pikat kufitare në veri në Jarinjë e Bërnjak.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar se janë deponuar dorëheqjet.
Ai ka thënë se zëvendësimet do të bëhen nga alokimi i stafit nga pikat tjera.
“Njëmbëdhjetë pjesëtarë serbë të Doganës së Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Ata punonin në Jarinjë e Bërnjak. Zëvendësimi i tyre do të bëhet duke alokuar doganierë nga pika tjera”, ka thënë Stavileci.
Mwsohet se dorëheqjet janë dërguar te shefi i ndërrimit në pika kufitare ku edhe janë të vendosur doganierët ndërsa të njëjtat më pas do të barten te Dogana e Kosovës.
Nga 11 dorëheqjet e ofruara, dy nga ta janë të nacionalitetit boshnjak e të tjerët të nacionalitetit serb.
Që nga 5 nëntori, zyrtarë serbë që kanë punuar në institucionet e Kosovës në veri të vendit, kanë ofruar dorëheqjet e tyre pas suspendimit që iu bë ndaj drejtorit rajonal të policisë në veri Nenad Gjuriq.
I njëjti dyshohej se kishte sabotuar dhe kishte bërë thirrje për rezistencë kur mohoi të shqiptoj fletë- qortime për qytetarët serb që kanë të regjistruara veturat e tyre me tabela ilegale.























