Connect with us

Lajme

Zgjedhjet lokale, Meta: Të shpallet sa më parë dekreti, mbështes presidentin për çdo datë

Published

on

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se mbështet çdo vendim të presidentit për datën e zgjedhjeve lokale.

Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se I ka kërkuar presidentit të shpallë dekretin një orë më parë, ndërsa u shpreh se do të ishte mirë që zgjedhjet lokale të mbaheshin që nesër.

“Çdo datë që zgjedh presidentim gëzon mbështetjen tonë të plotë. Sot a ka mundësi të bëhen zgjedhjet vendore, nesër Shqipëria do të gdhihet më mirë. Sepse sot nuk ka ansjë këshilltar të opozitës në pushtetin vendor të kontrolluar nga qeveria. Unë i thashë presidentit të shpallet dekreti një orë e më parë që të gjithë ta dimë datën e zgjehdjeve dhe së dyti, unë mbështes çdo vendim të tij”, tha Meta.

Kujtojmë që data 14 maj e vitti të ardhshëm është përfolur sot si data e mundshme e zgjedhjeve locale, me Partinë Socialiste që e ka shprehur një preferencë të tillë, ndërsa pritet ende vendimi i opozitës. /abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media