Lajme
VMRO-DPMNE: Visar Ganiu i dha tenderë “kumit” të Kovaçevskit në vlerë prej 108 mijë euro

Mile Levkov nga VMRO -DPMNE përmes një konference ka akuzuar kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu se më 09.11.2021 i ka ndarë një tender në vlerë prej 108 mijë euro kompanisë që lidhet afër me kryemistrin Kovaçevski respektivisht “Kumit” të kryeministrit Kovaçevski kur ky i fundit ishte zëvendës ministër, shkruan Top24.
VMRO akuzoi Kovaçevskin se tendere të tilla janë marë edhe nga Ndërmarrja Publike Kullotat e Maqedonisë nga komuna tjera.


















