Connect with us

Lajme

Vështirësitë për të mbërritur në manastirin e Shën Gjergjit, turistët të zhgënjyer: Pa infrastrukturë, ecim në këmbë

Publikuar

Konsiderohet një prej aseteve turistike dhe kulturore në Ksamil, por mungesa e investime dallohet lehtësisht.

Rruga që të çon drejt kodrës së Demës ku ndodhet është e amortizuar.

Për të vizituar Manastirin e Shën Gjergjit nga rruga nacionale duhet të ecësh  20 minuta.

“Jam nga Hanover, Gjermani, këtu është shumë bukur. Por pasi parkon makinën na u desh të ecim disa minuta me këmbë për të arritur deri këtu në Manastir.”

Genci Kaçi, arkeolog kërkon nga bashkia që të ndërhyhet tek kjo rrugë, që turistët ta kenë më të lehtë për ta vizituar.

“Për rrugën e pa investuar për arritjen deri në Manastir, me shpresë se në vazhdim do të ketë një investim për ta bërë më të aksesueshëm arritjen në Manastir.”

“Shpresohet për një rikontruksion të rrugës me ndihmë edhe nga ana e mitropolisë së Gjirokastrës. Numri i turistëve ka ardhur duke u rritur këto vitet e fundit dhe duke shënuar vlera pozitive mbi këtë monument.”

Arkelogu Genci Kaci tregon për vlerat historike të këtij monumenti kulture të kategorisë së parë.

Historia e këtij Manstiri dhe arkitektura e tij ka tërhequr vëmendjen e këtij të turisti italian.

“Manastiri ishte një zbulim, ne guidën tonë shkruhej qe nuk ishte i vizitueshëm. Ne patëm fat e gjetëm të hapur. Më pëlqeu shume sepse është i bukur, i ruajtur mirë.”

Manastiri i Shën Gjergjit ndodhet 10 km nga Saranda në gadishullin e Ksamilit.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK