Shëndetësi
Turne i veçantë i ping pong-ut

Klubi i Ping Pong-ut Priping, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit do të organizojnë turne të hapur, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament”, për personat e prekur nga kjo sëmundje.
Ekipi Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.
Pjese e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK.
Ndryshe Priping e ka marrë përgjegjësinë që të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne.
Turneu do të organizohet në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me datë 28 tetor 2022, nga ora 17:00.
The post Turne i veçantë i ping pong-ut appeared first on Klan Kosova.