Lajme
Trim & Lum, së shpejti me qendër biznesi dhe hotel në Shkup

Kompania Trim dhe Lum, e cila prej 30 vitesh me sukses operon në biznesin e ndërtimit dhe patundshmërisë, së fundmi vjen me projekt të ri dhe shumë interesant në Shkup. Në fazë ndërtimi gjendet Qendra e Biznesit Trim dhe Lum, që paraqet një objekt të kombinuar, hotel dhe qendër komerciale, një risi për tregun vendas.
“Trim & Lum Boutique Hotel” dhe “Trim & Lum Business Center” janë të pozicionuara në bulevardin “8 Shtatori”, në Komunën e Karposhit. Lidhjet mes bulevardeve “8 Shtatori” dhe “Nikolla Karev”, afërsia me rrugën magjistrale (rruga e Kaçanikut) që lidh Shkupin me Republikën e Kosovës, afërsia me rrjedhën e lumit Vardar, Parkun e Qytetit, spitalet dhe qendrave sportive, e bën këtë objekt edhe më atraktiv dhe të kapshëm për qytetarët dhe sektorin e biznesit.















