Connect with us

Kosovë

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë

Publikuar

Një i mitur është therur me thikë sonte në Prishtinë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Nga Policia kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:45, teksa viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar. Viktima , i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njejtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, kanë thënë nga Policia.

NA NDIQ NË FACEBOOK