Connect with us

Lajme

Tërmeti i shembi shtëpinë, i moshuari: Nuk dua të strehohem në periferi

Published

on

Banesa e Fatmir Mehmeti në lagjen 5 të Durrësit u dëmtua nga tërmeti i 2019. Pallati nr. 32 me 40 familje u vlerësua si i pabanueshëm dhe u shemb. 72 vjecari prej gati 3 vjetësh po jeton me qira.

Pak ditë më parë mësoi se pallati nuk do të ndërtohet në të njëjtin vend, por apartamenti do t’i jepet tek një kompleks në periferi të qytetit, pranë fshatit Shën Vash. Për këtë vendim nuk është dakord.

“Na u tha nga kryeministri dhe kryetarja e bashkisë që pallati do ndërtohet në këtë vend. Jetoj këtu që prej 1976 kam këtu. Pse të shkojmë atje, kur dhe vendimi i Këshillit Bashkiak i korrikut është marë që do ndërtohet këtu në këtë vend”, tha Mehmeti.

Thotë se jeton vetëm me bashkëshorte e nuk janë më të rinj. Kanë nevojë që shërbimet ti kenë pranë zonës së banimit.

“Më ka ardh mosha e vjetër jam larg, këtu kam spitalet, kam dyqanet. Dy pleq jemi si kemi as fëmijët këtu. Atje s’ka kushte. Sa do jetoj unë? Kur të mbarojnë se ndërtuari ato unë kam ikur në botën tjetër. Kërkoj me insistim që pallati të ndërtohet këtu”, shprehet Mehmeti.

Me vendimin nuk janë dakord as banorët e tjerë të pallatit 32 dhe 4 pallateve të tjerëve të lagjes 5, të cilët do të strehohen rreth 7 km larg zonës urbane. Ata kanë protestuar tek bashkia.

“Duam të qëndrojmë në lagjen tonë. Po trajtohemi me dy standarte, disa pallate po ndërtohen me vendin ku ishin, ndërsa ne po na cojnë në Porto Romano. Po mendojnë për vjedhjen e vitit 2030 ta rrëmbejnë pronën tonë ta shesin kur tju hyjë në punë”, thanw banorwt.

Për shqetësimin e këtyre banorëve ABC pyeti në Bashkinë e Durrësit. Burime nga ky institucion thanë se vendimin për strehimin e rreth 200 familjeve në këtë kompleks e ka marrë qeveria.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media