Connect with us

Lajme

Të verbrit kërkojnë mbështetje institucionale: Shkolla speciale në Pejë nuk është opsioni më i mirë për shkollim

Publikuar

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Grave të Verbra në Kosovë, Bajramshahe Jetullahu, kërkoi mbështetje institucionale dhe shoqërore për të verbrit.

Ajo thotë se për të verbrit është sfiduese jeta në Kosovë. Kërkoi nga Qeveria, por edhe komunat që t’i dalin në ndihmë kësaj kategorie për mirëqenie, punësim, mundësi për shkollim, por edhe kushte për të ecur lirë në rrugë.

Jetullahu tha se përpjekjet e të verbërve janë të vazhdueshme për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të drejtave të tyre.

Derisa Komuna e Prishtinës ka vendosur disa pllaka taktile për qasje më të lehtë të të verbërve në rrugët e kryeqytetit, për Jetullahun kjo është e pamjaftueshme.

“Këtyre pllakave që u lavdërua kryetari, pllakat ndoshta i kanë vendosur vetëm për sy, me i pa dikush sepse ato pllaka për të verbrit janë katastrofë, pasi midis pllakave ai rend ku i verbëri duhet ta fusë shkopin për ta përcjellë rrugën se ku po shkon, po vendosen tabela të ndryshme, shportat e mbeturinave e reklama. Nëse një i verbër e përcjell vijën dhe ka pengesë atëherë do të ndeshet me të dhe do të përfundojë për toke. Diku për 10 apo 15 për qind, Komuna e Prishtinës i plotëson nevojat, por asnjëherë nevojat e duhura që janë për personat e verbër”, tha ajo.

Sipas Jetullahut, sfidë më vete mbetet edhe arsimimi i të verbërve në vend, pasi që institucionet sipas saj, nuk ofrojnë kushte për ta.

Ajo thotë se shkolla speciale për të verbrit në Pejë nuk është opsioni më i mirë për shkollimin e tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK