Connect with us

Lajme

Sulmet kibernetike, Vasili: Rama është kryehakeruesi, kaos i organizuar nga qeveria

Published

on

Deputeti Petrit Vasili ka komentuar “thyerjen” e sistemeve të sigurisë nga hakerat iranianë dhe publikimin e të dhënave sensitive apo të qytetarëve.

Në studuion e “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi, Vasili iu përgjigj deklaratëve të kryeministrit Rama, sipas të cilit të dhënat e publikuara sot nuk ishin të vërteta.

Vasili tha se Ramës nuk i duhet besuar kurrë, ndërsa e quajti atë “kryehakerues”

“Edi Ramës nuk i duhet besuar kurrë. Jo se e them unë. Nuk keni për të gjetur kurrë një deklaratë koherente, të vërtetë që i qndron kohës. Kryehakeruesi ka qenë vetë Rama. Ne nuk e kemi harruar historinë e miliona të dhënave që u bënë publike, patronazhistët. Për këto miliona të dhëna nuk u dënua asnjëri.

Më tutje rrodhën miliona të dhëna të tjera dhe një gjë është kokëforte. Ata që verifikojnë me përgjegjësi, siç qe Microsoft, thanë se ka një veprimtari që vahdon prej 14 muajsh dhe pohojnë se 3 vjet më parë ato që duheshin për të bërë sigurinë e plotë kanë lënë porta hyrëse në system”, tah Vasili.

Paaftësi apo me qëllim?

“Me qëllim. Ndërkohë që këto të dhëna ishin me miliona, ky shkon dhe u bën presion bankave për të përdorur e-albania ndërkohë që sistemi ishte lëmsh. Si mund të kërkonte që bankat ta përdornin? Qëllimi ishte të fuste duart edhe në sistemin banker.

Më tutje e keni parë përshkallëzimin eedhe në shumë sisteme te tjera të mbyllura, siç ishte TIMS. I gjithë shteti i këtij ra sepse ky nuk ishte i zoti të ndërtonte një shtet të sigurt”, tha Vasili.

Më tej, Vasili u ndal tek gjuha e përdodur nga Rama, i cili ka deklaruar vazhdimisht se “lufta” me hakerat është fituar dhe ata nuk kanë marrë asnjë të dhënë sensitive.

“Situata ka dalë nga kontrolli sepse po e shkatërrove sistemin nga brenda, nuk e kontrollon dot më. Edi Rama është fajtori kryesor.

Ky vazhdon e gënjen pambarimisht, i keni dëgjuar idiotësirat metaforike që përdor. I përdor qëllimisht sepse është i përfshirë”, tha deputeti.

Vasili shtoi se janë shpenzuar miliona euro për sigurinë e sistemeve që kanë marrë fund 14 muaj më parë.

“250 milionë e më shumë janë shpenzuar. Sistemi ka marrë fund që 14 muaj më parë. Sistemi që prej tre vitesh nuk i janë bërë të gjitha updateimet. Të dhënat sensitive kanë dalë sheshit dhe ky është fakt”, tha ai.

A duhet kërkuar komision hetimor lidhur me rastin?

“Komisioni hetimor mirësetëvijë, këtu duhet të veprojë drejtësia. Janë fakte që ulërasin”, sipas Vasilit.

Ai u ndal edhe tek fakti se mediat janë ndaluar të publikojnë të dhënat e nxjerra nga hakerat, duke thënë se çdo gjë është një kaos i organizuar nga vetë qeveria.

“I gjithë ky sot është një kaos i organizuar nga vetë qeveria. A mund të pengohet në këtë botë të larmishme. Mundësitë në këtë botë elektronike janë pafund”, tha deputeti. /abcnews.al

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media