Connect with us

Lajme

Shqipëri – Në stomakun e 32-vjeçarit u gjet kokainë

Publikuar

Klan News raporton se kanë dalë përgjigjet në lidhje me substancat e gjetura në stomakun e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës pasi u shoqërua në Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë me dije se në këto analiza është vërtetuar se substanca e gjetur ishte e llojit kokainë.

I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese kishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine.

Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arresti kardiak i shkaktuar nga overdoza./ Klan News

NA NDIQ NË FACEBOOK