Connect with us

Lajme

Shpërblehet me 14 mijë euro anëtari i Komisionit që u morr vesh me Totajn për përzgjedhjen e drejtoreshës së gjimnazit në Prizren – me OJQ-në që e themeloi këtë vit

Publikuar

më

Organizata Jo-qeveritare “Plan” që merret me “përkrahjen e bizneseve”, ka marrë 14 mijë euro subvencione nga Komuna e Prizrenit “për dinamizmin e jetës kulturore” në këtë qytet, shkruan KosovaNews.

Drejtor ekzekutiv i kësaj organizate, del të jetë Arben Shala, anëtar i komisionit në përzgjedhjen e mësimdhënësve në Komunën e Prizrenit, të cilit gjatë ditëve të kaluara në media iu publikua një audio-incizim, ku vet Shala, tregon se si ishte marrë vesh me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj dhe PDK-në, për përzgjedhjen e drejtoreshës së gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren.

E për këtë, Shala duket se është shpërblyer nga kryetari Shaqir Totaj duke e marrë shifrën rekord prej 14 mijë eurosh, subvencione nga Komuna e Prizrenit.

Ajo që mund të cilësohet më skandaloze, është se Arben Shala, me organizatën e tij, del të jetë përfituesi më i madh i subvencioneve nga Komuna e Prizrenit për këtë vit edhe pse kishte vetëm pak muaj që e kishte themeluar OJQ-në Plan.

Në listën e publikuar nga Komuna, nga subvencionet kanë përfituar gjithsej 39 organizata me projekte të ndryshme me çmime mesatare që sillen rreth 3-4 mijë euro edhe pse këto OJQ operojnë me vite të tëra në rajonin e Prizrenit.

Për më tepër, sipas sistemit elektronik të organizatave jo-qeveritare, misioni i OJQ, “Plan” të cilën e udhëheq Arben Shala, është t’i “ndihmojë ndërmarrësit e rinj për avancim profesional”, kurse subvencioni 14 mijë eurosh që e ka pranuar nga Komuna e Prizrenit nuk ka të bëjë fare me misionin e organizatës së regjistruar zyrtarisht.

Në vendimin përfundimtar për subvencionimin e OJQ-ve dhe individëve, organizata “Plan”, është subvencionuar me 14 mijë euro për “Dinamizmin e Jetës Kulturore në Prizren”.

I kontaktuar nga KosovaNews, lidhur me rastin, Shala e ka pranuar se OJQ që ai udhëheq është i regjistruar për përkrahjen e bizneseve por, sipas tij së shpejti do të fillojnë edhe me aktivitete Kulturore.

“Po është e vërtetë që jemi të regjistruar si organizatë që merret me përkrahjen e ndërmarrësve të rijnë, por së shpejti do të fillojmë të merremi edhe me aktivitetet kulturore. Ajo që po e thoni ju, po është e vërtetë, misioni zyrtar i regjistruar i organizatës është përkrahja e bizneseve dhe ndërmarrësve të rinj.”, ka thënë Shala për KosovaNews.

Kjo organizatë që nuk ka as një vit provojë në aktivitetet e saja, madje as ëeb faqja e saj nuk është themeluar ende, ka arritur të subvencionohet me 14 pmijë euro nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prizrenit të udhëhequr nga Shaqir Totaj i PDK-së.

Data e regjistrimit zyrtar i OJQ “Plan”, në sistemin elektronik të organizatave jo-qeveritare, figuron të jetë 02 mars 2022 dhe ende nuk posedon asnjë web faqe që njofton lidhur me aktivitetet e saj.

Shqipëri1 hour ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme2 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme2 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni3 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni3 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri3 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë4 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme4 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni4 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota4 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

Maqedoni4 hours ago

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh anëtarësimin në BE, presim mesazhe të forta

NA NDIQ NË FACEBOOK