Connect with us

Lajme

“Qeveria është duke i përmirësuar gjërat”, debat në studio: Punëtorët po largohen, nuk shohin të ardhme në Shqipëri

Published

on

Mungesa e punëtorëve ka shkaktuar debat mbrëmjen e sotme mes të ftuarve në emisionin “Bardh a Zi”, në Abc të moderuar nga Ornela Gaçe dhe Erion Kristo.

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj u shpreh se qeveria po përmirëson gjërat hap pas hapi. Por ndryshe mendon sipërmarrësi Gjergji Gjika dhe politologu Endri Shabai, të cilët shprehen se personat që largohen nuk shohin në ardhme në Shqipëri.

Pjesë nga debati:

Erion Kristo: Isha gati të shkoja vetë lavazhier. Nuk ka lavazhier me 90 mijë lekë.

Etjen Xhafaj: Sepse është zgjeruar baza tatimpaguese e njerëzve që marrin pjesë në ekonomi. Ka arritur një pikë që biznesi ka kërkesa akoma më të mëdha. Ne nuk e mohojmë faktin që ka probleme dhe të rinjtë po largohen.

Erion Kristo: Nuk të punon më njeri e 30-40 mijë lekë.

Gjergji Gjika: Ky është problem i strukturës të keq-ndërtuar politiko-ekonomike të këtij vendi. Nëse ne nuk e vëmë gishtin mbi plagë…kjo është plaga,  ti shkon në Greqi dhe nëse je bojaxhi ha bukë, në Shqipëri jo. Shkon në Itali bojaxhi, ha bukë, në Shqipëri jo. Ky është problemi, kjo është struktura.

Erion Kristo: Pse nuk ha bukë këtu. Këtu është rritur konsumi i peshkut ka kapur majat. Nuk hanë bukë se s’duan të hanë për linjat elegante.

Gjergji Gjika: Struktura është mizerabël.

Etjen Xhafaj: Ajo që po ndodh sot, sipas leximit tim, është që ka një bombardim shumë më të madh në informacion për gjërat dhe mundësitë. Qeveria është duke i përmirësuar gjërat hap pas hapi me sa mundet.

Endri Shabani: Të rinjtë duan të ikin sepse nuk shohin perspektivë në Shqipëri. Nuk shohin mundësi për të pasur një jetë më të mirë./Abcnews.al/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media