Në kuadër të panairit u mbajt panel diskutim me temën e ardhmja e bujqësisë maqedonase, si dhe u mbajtën ligjërata eksperte kushtuar bletarëve dhe kopshtarisë.
Lajme
Prodhimet bujqësore nga Maqedonia, kanë më shumë nevojë për promovim

Maqedonia e Veriut ka prodhim bujqësor cilësor, por nevojitet më shumë promovim.
Duke rritur ndërgjegjësimin për blerjen e produkteve vendase, mbështetet drejtpërdrejt sektori i bujqësisë, i cili luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme.
Ky ishte një nga mesazhet kryesore që dërgoi panairi i dytë i bujqësisë i mbajtur në Strumicë, ku morën pjesë rreth njëqind ekspozues nga vendi dhe jashtë.
Panairi ka marrë mbështetje edhe nga Ministria përkatëse e Bujqësisë, nga ku thonë se përmes programeve që kanë në vazhdimësi, mbështesin nismat për zhvillimin e prodhimit bujqësor dhe vlerën e shtuar të tij.
Përveç prodhuesve, në panair morën pjesë përfaqësues nga institucionet shkencore, prodhues të materialeve farëra dhe importues të makinerive bujqësore, të cilët prezantuan risitë në këtë sektor.















