Connect with us

Sport

Nuk arrin dot te Cancelo, Reali kthen sytë nga United

Publikuar

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Sipas raportimeve nga Spanja emri i parë në listën e “Los Blancos” është Joao Cancelo, por Manchester City nuk pranon kurrsesi ta shesë portugezin.

Pas tij emri i dytë që pëlqehet nga madrilenët është një tjetër portugez. Reali do tentojë që të afrojë Diogo Dalot.

Kontrata e 23-vjeçarit me Manchester United skadon verën e ardhshme, por është edhe mundësia e një viti shtesë në kontratë. Kartoni i Dalot në treg vlerësohet 28 milionë euro, megjithatë United nuk pranon ta lërë mbrojtësin të lirë pa 40 milionë euro.

NA NDIQ NË FACEBOOK