Connect with us

Lajme

Nikollovski “lavdërohet” me të arriturat e ish ministrit Hoxha për Marrëveshjen me Ukrainën

Published

on

Sot në Pragë u nënshkruan vendimet për rishikimin e protokolleve të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Marrëveshja u nënshkrua në prani të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, Dimitar Kovaçevski dhe Denis Shmihall.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje mundësohet eksporti pa doganë ndërmjet dy vendeve, veçanërisht i frutave dhe perimeve të freskëta. Produktet bujqësore maqedonase, si lakra, mollë, domate, speca, kastraveca, rrush dhe të tjera do të eksportohen lirisht në Ukrainë, shkruan Monitor.mk. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje arrihet liberalizim shumë më i madh në lidhje me rregullat e origjinës së mallrave. Por kjo marrëveshje a është meritë e ministrit Ljupco Nikollovski? Ish Ministri Bujqësisë Arjanit Hoxha deri sa ishte ministër arriti të zhbllokoj tregëtinë e lire në mes RMV-së dhe Ukrainës, e cila për 10 vite ishte e bllokuar. Negociatat në mes ministrit Hoxha dhe Taras Kacka u përmbyllën për 3 muaj, ndërsa shteti i Maqedonisë përfitoj në eksportin e 5 produkteve pa doganë në Ukrainë./Monitor.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK