Connect with us

Lajme

Ndërpriten marrëveshjet me 6 hidrocentrale

Published

on

Qeveria me pëlqim dypalësh ka prishur kontratat për koncesion për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me gjashtë hidrocentrale të vogla në Malin Sharr.

Bëhet fjalë për vendim që erdhi pas shpalljes së një pjese të Malit Sharr park kombëtar dhe një pjesë e këtyre termocentraleve duhej të ndërtoheshin në zonat e mbrojtjes së rreptë.

Sipas marrëveshjes, shteti do duhet t’ua kompensojë financiarisht shpenzimet reale për realizimin e kontratave dhe shpenzimet e paguara në emër të koncesionit. Tani për tani nuk ka informacione se sa para nga buxheti i shtetit do t’u paguhen këtyre kompanive./Alsat.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media