Connect with us

Kosovë

Nagavci paralajmëron shtimin e inspektorëve të arsimit

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se “shumë shpejt” do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit, ndërsa shton se edhe për vitin e ardhshëm kanë planifikuar të pranojnë 20 inspektorë të tjerë.

Sipas saj, fokusi është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore.

Ajo ka shkruar se me rritjen e numrit të inspektorëve synojnë që të “sigurohet cilësi në arsim, të jenë më afër problemeve në shkolla, të ken më shumë mundësi të monitorojnë e inspektojnë institucionet arsimore, të vlerësohet performanca e mësimdhënësve, drejtorëce dhe zv.drejtorëve si dhe performancën e shkollës”.

Postimi i plotë:

Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën  e Kosovës.

Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.

Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.

Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:

📌 Të sigurojmë cilësi në arsim;

📌 Të jemi me afër problemeve në shkolla;

📌 Të kemi më shumë  mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;

📌 Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.

Me qasje gjithpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësojmë cilësinë në arsim.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media