Connect with us

Lajme

Mes te dyshuarve të policisë? Reagon Spiropali: Qesharake, hajde gjejmë ç’lidhje ka Elisa

Published

on

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pasi te dhënat e saj si nje e dyshuar e policisë u bënë publike nga hakerat që sulmuan sistemet në Shqipëri.
Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se ky ishte një veprim keqdashës, ndërsa e quan atë që ndodhi qesharake.
“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!
Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.
Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan Spiropali në një postim në Facebook.
Hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar më herët listat nga “MEMEX” ku janë të dyshuarit në Shqipëri. Mes tyre ishte edhe Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Policia doli më vonë me një reagim, duke përgënjeshtruar të dhënat, që sipas tyre nuk kishin lidhje me listat nga “MEMEX”. /abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media