Connect with us

Lajme

Lihet në arrest shtëpie 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe në Tiranë

Publikuar

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest në shtëpi për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu.

Gjatë seancën, 41-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.

Silvana Balliu u arrestua më 13 tetor  në kuadër të operacionit “Dietologia”.

41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Lexo edhe: “Nga 150-300 euro dieta”/ U “kafshua” nga “Piranjat”, arrestohet në Tiranë 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe

Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja Silvana  prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Nga investigimi i “Piranjave” në ABC rezultoi se nuk ka laborator të certifikuar që kryen analizën e intolerancës ushqimorë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut./Abcnews.al/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK