Sport
Lacazette nderon Lyonin, Betis “shtien” dy herë në San Sebastian (video)


Lyoni gjen fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit Laurent Blanc. Ky sukses vjen përballë Lilles, që në tri ndeshjet e fundit në Ligue 1 kishte marrë po kaq fitore. Golin që vendosi sfidën e luajtur në “Parc Olympique Lyonnais” e shënoi Alexandre Lacazette në minutën e 74-rt.
Në La Liga, Betisi e Sevillas iu kthye fitores teksa iu imponua 0-2 Real Sociedadit në san Sebastian. Golat e skuadrës andaluze u shënuan në fundin e takimit nga Cruz dhe Inglezias.






















