Connect with us

Religjion

Ky libër i ka rojet e veta!

Publikuar

Njëherë një hebre i bukur, i parfumosur dhe i veshur në mënyrë elegante, hyri në tubim dhe foli shumë mirë. Pas përfundimit të tubimit, el-Me’muni (halifi i VII abasid) i tha atij:

“A je ti hebre?”

Ai u përgjigj: “Po, unë jam hebre.”

El-Me’muni i tha: “Pse nuk e pranon Islamin?”

Ai u përgjigj: “Sepse unë nuk dua ta braktis fenë e të parëve të mi.”

Një vit pas kësaj ngjarje, el-Me’muni përsëri u takua me të njëjtin hebre në tubim. Për befasinë e el-Me’munit, ai e kishte pranuar Islamin dhe foli në detaje rreth ligjit Islam. Kur përfundoi takimi, el-Me’muni e thirri në një anë dhe i tha: “A nuk je ti personi me të cilin kam folur më herët?”

Ai u përgjigj: “Po, unë jam.”

El-Me’muni i tha: “Çka të shtyri që të pranosh Islamin, kurse unë edhe më herët këtë ta ofrova?”

Ai u përgjigj: “Unë me profesion jam kaligraf, kështu me dorën time i shkrova tri kopje të Dhiatës së Vjetër në të cilat bëra disa plotësime dhe ndryshime. Ato i çova në sinagoga dhe ata i blenë.

Pastaj me dorën time i shkrova tri kopje të Ungjillit, ku gjithashtu i bëra plotësimet dhe ndryshimet e mia. I çova në kishë dhe ata i blenë.

Pastaj me dorën time i kopjova tri kopje të Kuranit, ku unë përsëri i bëra plotësimet dhe ndryshimet e mia. Ia paraqita bibliotekave të tyre, por sapo i shfletuan, ata i hodhën. Atëherë e kuptova se ky Libër është i mbrojtur dhe e pranova Islamin.”

(Nga libri i El-Muntedham i Ibn Xhevziut)

Nëse kjo kopje e falsifikuar e Kuranit do të vinte në raftet tuaja, a do t’i kishit vërejtur ndryshimet, kur ju dhe familja juaj të lexonit prej tij?

Nëse jo, atëherë ju e dini se çka duhet të bëni.

“Ata të cilët shoqërohen me Kuranin janë njerëz të Allahut dhe të zgjedhurit e Tij.” (Ibn Maxhe); Ali Hammuda;

Përshtati: Miftar Ajdini

Kosovë24 minutes ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni27 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni34 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë1 hour ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni2 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni3 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë4 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme4 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni4 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK