Connect with us

Lajme

Kryetari i FSShK-së tregon tre aryset pse Rifat Latifi dha dorëheqje

Published

on

Dje Rifat Latfi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ministër i Shëndetësë, derisa i njëjti nuk ka treguar për arsyet e largimit nga kjo pozitë, shkruan Periskopi.

Ndërsa sipas kryetarit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar Latifin deri tek dorëzimi i postit të tij.

Sipas Sylës njëra ndër arsyet pse ish ministri e ka dorëzuar postin është se nuk iu ka lejuar të punojë me idet e veta dhe vazhdimisht ka qenë nën presion nga grupet e ndryshme të interesit.

“-Po e jap mendimin tim në bazë të përvojës sime në takimin e parë dhe të fundit me ish ministrin Latifi. Po ndëgjoj shumë spekulime por sipas meje e vërteta ështe kjo:

1.) Këtë njeri nuk e kanë lejuar të punojë me idet e veta dhe vazhdimisht ka qenë nën presion nga grupet e ndryshme të interesit.

2.) Ky profesionist ka ardh nga SHBA me vullnetin më të mirë por atje paga e mjekut, ora e mjekut sillet rreth 200 € e këtu ky është dasht të menaxhoje me doktorët specialist me pagë mujore 650€ apo 3.25€.

3.) Buxheti i shëndetsisë i krahasuar me shtetet më të varfëra Afrikane”, ka shkruar Syla ndër të tjera.

Postimi i Blerim Sylës:

Pse u dorëheq prof. dr Rifat Latifi?

-Po e jap mendimin tim në bazë të përvojës sime në takimin e parë dhe të fundit me ish ministrin Latifi. Po ndëgjoj shumë spekulime por sipas meje e vërteta ështe kjo:

1.) Këtë njeri nuk e kanë lejuar të punojë me idet e veta dhe vazhdimisht ka qenë nën presion nga grupet e ndryshme të interesit.

2.) Ky profesionist ka ardh nga SHBA me vullnetin më të mirë por atje paga e mjekut, ora e mjekut sillet rreth 200 € e këtu ky është dasht të menaxhoje me doktorët specialist me pagë mujore 650€ apo 3.25€.

3.) Buxheti i shëndetsisë i krahasuar me shtetet më të varfëra Afrikane.

-Unë personalisht pas 1 muaji i kam kërkuar dorëheqje duke e dit se mendësia e tij e fituar jasht vendit nuk mund të funksionoj në diktatin e politikave ditore.

-Unë e kuptoj vullnetin e Dr. Latifit por njëkohesisht dorëheqja e tij eshte ekstremisht një shembull i keq per kokat tona të ndritura nga diaspora dhe jo vetëm. Përfundimisht me këtë akt ne po bëjmë apel që këta njerëz të ikin nga Kosova e shëndetsinë publike përfundimisht ta shkatërrojne.

-Lutja ime e fundit është MJAFT MË LOJË ME SHËNDETSINË, MJAFT MË LOJË ME SHËNDETIN E POPULLATËS dhe perfundimisht mos hapni një front të ri lufte, atë kundër punëtorëve shëndetsorë të Kosovës.

Duke u nisur nga profesionalizmi iu lutem të gjithëve ta ruajm integritetin dhe dinjitetin profesional te zotit Latifi sepse ai dhe të tjerët nga diaspora kanë ende për të dhënë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media