Connect with us

Lajme

Kryeministri Kurti jep detaje se si do të ndahet buxheti i vitit 2023

Publikuar

më

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje mbi buxhetin e vitit 2023.

Kryeministri Kurti ka thënë se buxheti 3.2 miliardë eurosh parashihet të ketë prioritet shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin e hershëm të fëmijëve, sigurinë dhe mbrojtje, e kështu me radhë.

Këto janë detajet që ka ndarë i pari i Qeverisë:

Buxheti i vitit 2023 do të jetë 3.2 miliardë euro

Në mbledhjen e 103-të të Qeverisë miratuam projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Bazuar në prioritet e Programit tonë Qeverisës, për vitin 2023:

Shëndetësi

296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal:

60 milionë euro janë për barna esenciale

Rritje të buxhetit për infrastrukturën shëndetësore

400 pozita shtesë për stafin mjekësor (300 në nivelin lokal e 100 në atë qendror)

Zhvillimi i hershëm i fëmijëve

Kemi vazhduar linjën buxhetore për ndërtimin e çerdheve, për 11 sosh. Kemi rritur kapacitetet njerëzore me 243 pozita të reja. Kemi përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Bujqësi

Mbështetja për bujqit tanë, për herë të parë arrinë vlerën 87 milionë euro. Me mbështetjen nga fondet e jashtme, presim ta tejkalojmë vlerën 100 milionë euro.

Siguri dhe mbrojtje

Kemi shtuar mbështetjen për sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë tonë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.

Kemi ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore.

Kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet.

6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore.

40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

60 milionë euro për shtesat për lehona e për fëmijë. Në vitin 2023 përmbushim premtimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

Duke punuar maksimalisht dhe me nder, përmes ekzekutimit të këtij buxheti, do të angazhohemi për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Republikës sonë.

Lajme24 minutes ago

U braktis si foshnje në rrugë/ Kjo është historia e banores së BBVK-së

Maqedoni59 minutes ago

Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë

Shqipëri1 hour ago

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Kosovë2 hours ago

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Lajme3 hours ago

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Maqedoni4 hours ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri4 hours ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme5 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Kosovë5 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni6 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme7 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri7 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

NA NDIQ NË FACEBOOK