Connect with us

Sport

Klubi i karatesë ”Khalid” kthehet me 9 medalje nga Turneu ndërkombëtar ”Struga open 2022”

Published

on

Me datë 02.10.2022 në qytetin e Strugës u mbajt turneu ndërkombëtar i karates për të 16 herë me radhë “Struga Open 2022”. Në këtë turne morën pjesë mbi 40 klube nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi. Poashtu qyteti i Tetovës u prezentua në menyrë dinjitoze nga klubi i karates Khalid me 11 garues, nga te cilet 9 perfunduan duke u stolisur me medalje. Edhe pse për shumicën e garuesve kjo ishte gara e parë, ato arritën që të tregojnë loj të bukur dhe të fitojnë kundershtarët e tyre me zgjuarsi e kurajo. Medaliste ishin Blend Aliu, Muhamed idrizi, Almir zeqiri, Merisa idrizi, Eda Memeti, Bleona idrizi, Hana ilazi, Gent ismaili, Blerona idrizi.

Vlen të ceket që Emira Ahmeti dhe Melisa Ibrahimi treguan garë shumë cilsore edhe pse nuk aritën të stolisen me medalje.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media