Connect with us

Shëndetësi

Kjo karrige e dëmtuar në QKMF-në e Ferizajt shfrytëzohet ende për pacientët (FOTO)

Publikuar

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj duket aspak mirë si pasojë e pajisjeve të vjetëruara që ende gjenden në hapsirat e spitalit.

Nga pamjet që ka siguruar Klan Kosova, shihen kushtet në të cilat po punohet në këtë spital, ajo që bie në sy janë shtretërit dhe një karrige e vogël e shqyer e tërësisht e dëmtuar, anise ende e shfrytëzueshme për pacientët.

Jo rrallë herë hasim në ankesat e shumëta te qytetarëve si dhe vetë panelit mjekësor për kushtet e mjerueshme në spitalet dhe klinikat në Kosovë, e sigurisht që më së shumti e pësojnë pacientët.

The post Kjo karrige e dëmtuar në QKMF-në e Ferizajt shfrytëzohet ende për pacientët (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK