Sport
Kampion në tri nga ligat kryesore, rikthehet në klubin e zemrës pas 25 vitesh


Gabriel Heinze është emëruar trajneri i ri i Newells Old Boys, duke u rikthyer pas 25 vitesh tek ekipi me të cilin “shpërtheu” përpara transferimit në futbollin europian, por tashmë si trajner.
Ish- mbrojtësi i njohur argjentinas, i cili fitoi tituj kampionë në Angli (Manchester United), Spanjë (Real Madrid) dhe Francë (Marseille), ka nisur profesionin e trajnerit prej vitit 2015.

44-vjeçari luajti edhe me klube si PSG e Roma gjatë karrierës si futbollist, ndërkohë që më parë ka drejtuar në Argjentinë (Godoy Cruz, Argentina Jrs, Velez) dhe SHBA (Atlanta).
Tani do të punojë tek ekipi i njohur nga Rosario me objektivin për të fituar trofe. Heinze, autor i 73 ndeshjeve dhe 3 golave me kombëtaren albiceleste, ka firmosur për një sezon me Newells Old Boys.






















