Connect with us

Kosovë

Kamioni godet për vdekje çiklistin në Prizren

Publikuar

Një aksident ka ndodhur në Prizren, ku një kamion ka goditur një person që ishte duke lëvizë me biçikletë, ku si pasojë e të cilit, çiklisti ka humbur jetën.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në, në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Në njoftimin e PK-së ndër tjerash shtohet edhe se, viktima është i moshës 63 vjeçare.

Përveç këtyre, është njoftuar po ashtu se, policia, njësitet relevante dhe prokurori i shtetit janë duke u marrë me rastin.

“Rreth orës 16, ka ndodh aksident në lagjen “Kurill”, kur një kamion e ka godit një biçikletë. Çiklisti është i moshës 63 vjeçar, sipas informatave që i kemi deri me tani. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia, njësitet relevante dhe prokurori i shtetit gjenden në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Bytyqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK