Connect with us

Religjion

Kalimi dhe harxhimi i kohës në rrjetet sociale

Publikuar

Shfrytëzimi dhe përdorimi i rrjeteve sociale për qëllime të mira dhe pozitive, sipas këndvështrimit islam, bie në kategorinë e veprave të lejueshme (mubah), sikurse është dëgjimi i radios, gjumi, ngrënia, shëtitja, etj. Mirëpo, nëse përdoruesi i rrjeteve sociale e tepron, duke harxhuar kohën pa masë apo duke lënë pas dore disa detyrime të tjera (farz), sikur që janë namazet ditore, detyrimet familjare apo puna, atëherë përdorimi i tyre shndërrohet në vepër të ndaluar (haram).

Në fenë islame ka një rregull që thotë se shpenzimi i tepërt, israfi, në këtë rast koha, konsiderohet veprim i urryer apo edhe i ndaluar. Zoti i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “Dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë!” (El-En’am, 141).

Pra, muslimani i vërtetë i shfrytëzon në mënyrë racionale të gjitha të mirat dhe veprat e lejueshme (mubah), në këtë rast edhe rrjetet sociale, me bindjen se në Ditën e Llogarisë do të pyetet për secilin moment të jetuar në këtë botë.

Pejgamberi a.s., në një prej këshillave të tij të bukura, thotë: “Shfrytëzoi pesë gjëra para pesë të tjerave: Rininë para se të arrijë pleqëria, shëndetin para se të arrijë sëmundja, pasurinë para se të vijë varfëria, kohën e lirë para se të zihesh me punë dhe jetën para se të vijë vdekja!” (Nesaiu, Hakimi).

Hfz. Mehas Alija

(Islampress.ch)

NA NDIQ NË FACEBOOK