Connect with us

Religjion

Jeta e profetit Danjel a.s.

Published

on

Profeti Danjel a.s. 

Nder profetet e permendur ne islam eshte dhe Profeti Danjel a.s. Profeti Danjel a.s. ka lindur ne Kuddus (Palestin) para rreth 2500 vitesh nga nena  Jena dhe babai Johan. Nje mendim tjeter thuhet se Danjeli rrjedh nga familja e profetit Davud a.s.dhe se ngjarja ka ndodhur pas profetit Sulejman a.s. dhe para profetit Isa a.s. Disa japin mendimin se Danjeli a.s. vjen nga nje familje breterore. Sa i takon kuptimit te emrit Danjel disa mendojne qe do te thote: “Allahu ka vendosur” ndersa disa te tjere thone se e ka kuptimin: “Zoti eshte gjykuesi im“. Danjeli a.s. lindi nje nate kur vendi ishte zhytur ne shume kontrolle mbreterore per shkak te nje endrre qe mbreti kishte shikuar, ndaj prinderit e Danjelit aq sa u gezuan per lindjen e djalit aq dhe u merziten. Thuhet se mbreti kishte shikuar nje enderr per te cilen i kerkoj shpjekimin magjistareve apo keshilltareve te tij te cilet i thane; Endra tregon se do lind nje djal i cili do sjell çrregullim te rendit dhe frontit tuaj.

Me te degjuar kete mbreti urdheroj evidentimin e te gjithe djemve dhe te behej ekzekutimi i tyre. Kur lajmi i arriti tek prinderit e Danjelit a.s. vendosen qe ta largojne djalin ne nje vend te larget dhe te pabanuar nga njerezit. Keshtu ato shkuan ne nje mal te larget dhe vendosen ta lejn djali aty duke i bere lutje Allahut per mbrotjen e tij. Disa thone se ngjarja ka ndodhur ne kohen e sundimit te mbretit Nemrut i cili kur ia shpjeguan kuptimin e endrres , urdheroj evidentimin e te gjithe djemve te lindur dhe ekzekutimin e tyre. Disa thone se ngjarja ka ndodhur ne kohen kur mbreti i Egjiptit i shpalli lufte mbretit te Babilonis dhe meqenese Danjeli ishte nip i mbretit vendosen qe ta mbrojn duke e derguar ne pyll. E perbashketa e te gjithe versioneve eshte qe Danjeli a.s. i sapo lindur eshte len ne pyll. Pylli ishte i mbushur me kafshe te egra veçanarisht me luan. Nuk kaloj shume kohe dhe femija i vogel (Danjeli) teheq vemendjen e luaneve.

Tregohet se luanet u bashkuan rreth Danjelit a.s. por ata nuk i ben asnje te keqe perkundrazi luanet ju afruan duke e rrethuar Danjelin me trupin e tyre per ta mbrojtur dhe mbajtur ngrohte. Keshtu Danjeli a.s. ashtu siç prinderit ju luten Allahut xh.sh, qe ta mbroj ai u rrit mes luaneve dhe pse nuk dihet koha se sa Danjeli a.s. ka jetuar me ta.
Sipas Ibn ebi Dunjas te shenuar me rrefimet e Abullah b. ebi el Hudhejli i cili ka treguar se; “Mbreti Nabukodonosori ose Buhtunnasr (1) kishte zen dy luan dhe i kishte vendos ne nje burg me qellim denimi me vdekje per ato te cilet do i denon. Pastaj ai mori Danjelin dhe e hedh ne mesin e tyre. Mirepo luanet nuk i ben asnje gje.”

Nderkohe ne versionin e pare thuhet se: “Pas nje kohe ne pyll kalon nje çoban i cili shikon nje femije qe jetonte me luanet dhe ai fillon te kujdeset per femijen.”
Sipas Ebi Dunjas kemi: “Allahu xh.sh. urdheron Eremin qe ta ushqente Danjelin a.s., por Eremiu i thote Allahut xh.sh; O Allah! Une ndodhem ne Sham ndersa Danjeli ndodhet ne Babiloni (Irak)! Allahu xh.sh. e urdheroj te pergatis ushqimin pasi do dergoj dike per te derguar tek Danjeli a.s. Kur arriti Danjeli e pyet: Kush je ti? ai i pergjigjet: Me quajn Eremi. Danjeli i thote: Pse ndodhesh ketu, ne kete vend ku nuk banon njeri? Eremiu i thote;Me ka derguar Allahu. Danjeli a.s. tha: Allahu u kujdes per mua! Po i i thote Eremiu dhe fillon te falenderoj Allahun xh.sh. po ashtu dhe Danjeli a.s. falenderoj Allahun xh.sh.”

Rreth moshes 14 vjeçare Danjeli a.s. vendos te shkoj ne Kuddus (Palestin) por ne kete kohe qyteti u pushtua nga mbreti famekeq Nabukadonosori ose Buhtunnasr i cili kishte shkateruar dhe masakruar shume banore te qytetit. Banoret qe kishin mundur te shpetonin u larguan per ne Egjipt ndersa te tjeret u zun rob dhe u derguan ne Babiloni (Irak). Nder roberit e zen ishte Danjeli a.s. dhe tre shoke te tij nder te cilet thuhet se ishte dhe profeti Uzejri a.s. (2)
Pas nje fare kohe ne Babiloni populli filloj te krtikoj mbretin duke i thene; “Grat tone po shikojne djemt e zene rob ne Kuddus. Ose largoj ata nga ne ose ekzekutoj.” Nabukodonosori u tha: Beni me ta çfare te deshironi! Mjaftoj kaq per ti marr djemt dhe ti paraqesin per ekzekutim para mbretit. Ne kete kohe mbreti pasi shikoj djemt e ri tha; Keto kater djem lerini te lir pasi do i marr pran vetes per sherbim. Ne kater djemt e liruar ishte dhe profeti Danjel a.s. Sapo mbreti i dergoj djemt ne pallat urdheron vezirin e tij qe ti edukoj pasi ata do jene sherbetoret e mij, vishi dhe ushqej me ushqime dhe pije alkolike nga me te mirat. Menjehere veziri filloj zbatimin e urdherit te mbretit. Pas nje kohe veziri u dergon ushqime me alkol , Damjeli a.s. si besimtar dhe zbatues i librit te Profetit Musa a.s. nuk pranon te konsumoj alkolin. Veziri i thote: Kjo eshte e pa pranueshme pasi mbreti me ka urdheruar qe tju edukoj dhe tju ushqen ne formen me te mire, ndaj pas nje kohe te gjate nuk mund tju paraqes para mbretit te lodhur dhe te paushqyer mir. Danjeli a.s. i thote: Mos u merakos pasi do jemi mir. Gjate kesaj kohe Danjeli a.s. me ndihmen e Allahut u be i ditur ne shpjegimin e endrave. Pas rreth tre vitesh djemt paraqiten para mbretit i cili u cakton detyrat. Thuhet se gjate kohes se sherbimit pran mbretit Nabukodonasor (Buhtunnasr ) Allahu e shpall Danjelin a.s. pejgamber , madje ne te njejten kohe mbreti e ben Vezir te tij. Populli nuk pranoj qe Danjeli te ishte Veziri i tyre ndaj filluan te fusin perçarje mes Danjelit a.s. dhe mbretit duke i thene: Danjeli nuk sillet si vezir por si pejgamber madje ai nuk pi as alkolin qe behet ne mbreterin tende. Mbreti therret Danjelin a.s. te cilit i vendos para kupa me pije alkolike dhe urdheron qe ti pi, por Danjeli a.s. nuk pranoj. Mbreti vendos ta denoj me vdekje duke urdheruar hedhjen Danjelit ne gropen e burgut ne te cilin ndodheshin dy luan. Kur te gjithe prisnin lajmin e vdekjes se Danjelit a.s., ai ne qetesi qendronte mes luaneve te cilet i ledhatonte. Gjate qendrimit per nje kohe te gjate ne burg, Danjeli a.s. ben nje unaz ku ne mes te saj beri veten dhe anash dy luan.  Iben Ebi Ed Dunja thote: “Me ka treguar Ibrahim b. Abdullahu se ka degjuar nga Ahmed b Amer b. Serhi e ky nga Iben Vehbi e ky nga Abdurrhaman b. Ebi Ez Zinadi se babai i ka treguar: “Ne doren e Iben Ebu Burde b. Ebu Musa el Eshariut e kam shikuar nje unaze me dy luane te skalitur ne pllakez, qe e lepinmin nje njeri te ulur ne mesin e tyre.”(3)

Pas nje kohe mbreti shikon nje enderr te cilen nuk e mbate mend. Pyeti te gjithe magjistaret, dijetaret por asnje nuk arriti ti jep shpjegim. Ne kete kohe mbreti urdheroj nxjerrjen e Danjelit nga burgu dhe i kerkoj shpjegimin e endrres te cilen nuk e mbante mend. Tregohet se mbreti Buhtunnasr shikonte veten ne nje statuj te bere per te dhe ne anen tjeter shfaqej nje gur i madh i cili nga lart shkatrronte bustin e tij. Danjeli a.s. ia shpjegon duke i thene: Mbreteria juaj do marr fund dhe do vije kohe qe besimet e kota, idhujtaria, bustet do asgjesohen. Endren qe ia tregoj profeti Danjel ishte e njeta enderr qe mbretit kishte shikuar ndaj vendosi tia heq denimin dhe e marr pran vetes duke e bere Vezir. Mirepo populli i babilonis perseri nuk pranonin Danjelin a.s. si vezir te tyre keshtuqe ata vendosen dhe nje here te prishin mardhenjet e mbretit me Danjelin. Populli arriti ti mbushin mendjen mbretit per ndertimin e statujes se tij dhe ne respekt ndaj mbreteris dhe mbretit populli te perulen para statujes se mbretit. Pasi perfundoj se ndertua statuja, mbreti Buhtunnasr urdheroj ti perulen, por Danjeli a.s. me shoket e tij nuk u perulen. Buhtunnasr  i thote Danjelit a.s. nese nuk i perulesh statujes do te hedh ne zjarr. Danjeli a.s. i thote: O Buhtunnasr ne i besojm vetem Allahut. Sa per zjarrin me te cilin na kercenon, Allahu do na ruaj dhe zjarri nuk do na djeg! Mbreti u zemeruar dhe urdheroj hedhjen ne zjarr te Danjelit dhe te tre shokeve te tij. Mbreti i ulur vendos te shikoj vdekjen e Danjelit me shoket e tij. Gjate kesaj kohe mbreti dalloj se ne zjarr nuk ishin kater per dhe nje tjeter. Dhe pse koha po kalon dhe zjarri ishte i dezur fort, Danjeli a,s. me shoket e tij zjarri nuk i demtonte. Kur mbreti shikoj kete urdheroj nxjerrjen nga zjarri. Danjeli a.s. sebashku me shoket e tij dolen shendosh sikur te mos ishin ne mes te zjarrit. Mbreti i habitur pyet Danjelin a.s.; Ju ishit kater por ne zjarr dallova edhe nje tjeter. Kush ishte ai ? Danjeli a.s. i thote: Ai ishte nje melek i Allahut i cili na mbrojti! Mbreti i ndodhur perball kesaj mrekullie urdheroj: Tani e tutje asnje me nuk do fals keq per Danjelin a.s. dhe per sa te jem gjall ai do qendroj pran meje. Pasi kalon nje kohe e gjate Buhtunnasr vdes. Ashtu si me Buhtunnasr profeti Danjel a.s. punonte pran mbretit te ri, mirepo nje katastrof e madhe kishte ndodhur ne nje qytet te quajtur Tarsus.(4) Popullsia e Tarsusit si pasoj e mungeses se shirave nuk kishin marr prodhim dhe ju rezikohej jeta. Te paret e Tarsusit degjuan se Babilonasit nuk kishin probleme te tille pasi ne mesin e tyre jeton nje njeri i mir i quajtur Danjel. Ndaj i pari i qytetit te Tarsusit vendos ti shkruaj mbretit te Babilonis ku pasi i tregon per vuatjet e popullit i kerkon qe ti dergoj ne Tarsus per nje kohe te shkurter Danjelin. Mbreti pranon dhe dergon Danjelin a.s. ne Tarsus. Danjeli a.s. si pejgamber i Allahut u gezua pasi e shikoj si mundesi te mir per hapjen fjales se Allahut ne nje vend tjeter. Pas ardhjes se Danjelit a.s. Tarsusit ju kthyen prodhimet mire po para se te kthehej ne Babiloni vdes profeti Danjel a.s. Populli ne shenje mirenjohje dhe respekti ndaj Danjelit vendosen ta mbeshtjellin turpin e xhenazes me nje rrobe prej ari dhe e vendosen ne nje kuti te mbyllur me çels. Populli vendosi ta varros Danjelin a.s. ne nje mal te veçante duke bere hapjen dhe ndertimin e nje varri dhome enkas per te, pasi ato besonin se prania e trupit te xhenazes prane vendbanimit te tyre u sjell bereqet. Mirepo Ebu El Eshath el Ahmerri tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Profeti Danjel a.s. i eshte lutur Allahut xh.sh. qe varrimin e tij tia benin pasuesit e profetit Muhammed a.s.” (Shiko Ebu Beker Ebi Ed Dunja tek “Ahkamul kubur”)

Kishte kaluar kohe e gjate qe nga vdekja profetit Danjel a.s., aq sa banoret kishin harruar se i kujt ishte varri ne mal. Tregohet se pas vdekjes se profetit Muhammed a.s. pikerisht ne kohen e Umerit r.a. rreth 1000 vjet pas vdekjes se Danjelit a.s. , Ebu Musa El Eshariu shkon ne Tarsus te cilin e çliron. Pas çlirimit Ebu Musa El Eshariut i ben pershtypje nje vend i mbyllur me çels dhe pyet: Çfare eshte ky vend? Banoret i thane: Dim qe cdo gje qe kemi eshte fal atij vendi. Ebu Musa El Eshariu urdheroj hapjen e atij vendi pasi deshiroj te shikoj cfare ka brenda. Pasi hapen porten hyn ne dhome ku te habitur shikuan trupin e nje njeriu te gjate dhe te paprishur dhe te mbeshtjellur me ari dhe prane tij nje liber, nje shtambe me dhjame. disa te holla dhe vulen (unaz) e tij. Sapo Ebu Musa el Eshariu u perball me kete te panjohur vendos menjehere ti dergoj Umerit r.a. nje leter ne te cilen i ben nje pershkrim te detajuar. Sebashku me letren Ebu Musa el Eshariu i dergoj Umerit r.a. gjerat e gjetura. Kur gjerat arriten tek Umeri r.a. qelloj ti shikoj edhe Aliu r.a. i cili e dinte se per kete behej fjale pasi unaza ishte ajo e cila ne mes kishte te skalitur nje njeri i cili ne dy anet e tij qendronin dy luan. Ne kete kohe Aliu r.a. thote se keto jane te profetit Danjel a.s. per te cilin Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush e gjen Danjelin, pergezoje ate me xhennet!” Aliu r.a. i thote Umerit qe ti dergonin Ebu Musa El Eshariut nje leter ku ti shpjegohet cdo gje dhe sebashku me te ti dergohet edhe unazan, ndersa Umeri r.a. urdheroj Ebu Musa El Eshariun ti heqin nga trupi i xhenazes se Danjelit a.s. rroben prej ari dhe ne vend te saj ta mbeshtjellin me qefin te bardhe dhe ti falnin namazin e xhenazes dhe pastaj te beni varrosjen e tij. Kur Ebu Musa el Eshariu mesoj se xhenazja eshte e profetit Danjel a.s. si dhe duke ditur mendimin e gabuar te njerezve qe bereqetet vij nga kjo dhome dhe nese ato do mesonin se trupi i xhenazes eshte e profetit Danjel do benin idhujtari dhe pasi mendoj mir arriti te gjej zgjidhjen ku njerezit te mos arrijne te gjejne varrin e Danjelit a.s. Ebu Musa El Eshariu vendos te hap ne fshtesi te plote nje varr te ri per xhenazen e Danjelit a.s. pasi e beri (thuhet i thell rreth 15 m) dhe e mbuloj me dhe, urdheroj divijimin e nje lumi qe ndodhej ne malin Tarsusit me qellim kalimin e ujit mbi varrin e Danjelit per te humbur shenjat e nje varri. Me kalimin e ujit mbi varrin e Danjelit a.s. askujt nuk do i shkonte mendja se posht lumit ndodhet nje varr.

Keshtu Allahu xh.sh. ia kishte pranuar lutjen  profetit Danjel a.s. i cili ju lut Allahut xh.sh. qe varrimin e tij tia benin pasuesit e Profetit Muhammed a.s., kjo sikur do te tregoj se Danjeli a.s. e ka ditur se: 1. Kur te vdes njerezit nuk do e varrosnin ashtu siç Allahu xh.sh. ka urdheruar dhe 2. E ka ditur se pas tij do vij nje profet me emrin Muhammed dhe se pasuesit e tij do jene prej muslimaneve te mire e per kete Profeti Danjel a.s. ka bere ate lutje e cila u realizua me nga Ebu Musa El Eshariu r.a.

PergatitiGezim KOPANI

V/O: Temë e mbajtur ne dhjetor te vitit 2021

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media