Connect with us

Lajme

Izet Mexhiti e bën për “pesë pare” Artan Grubin

Publikuar

Po vijon edhe në këto momente mbledhja e kryesisë së BDI-së në Reçicë ndërsa mësohet se përplasjet mes anëtarëve janë të ashpëra.

Burime të ZYRTARE.net brenda mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm thonë pjesëtarët e njohur nga radhët e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” kanë shënjestruar zv kryeministrin Artan Grubi.

Izet Mexhiti ka qenë madje i drejpërdrejt duke fajësuar bashkëpartiakët e tij në ekzekutiv duke i fajësuar se me vite nuk kanë mundur të përfundojnë autostradën Shkup-Bllacë që është vetëm 22 km rrugë.

“Autostrada Shkup-Bllacë ka vite që nuk mundemi ti përufndojmë 2 km rrugë, ndërsa premtojmë 220 km autostradë deri në Qafë Thanë”, citohet të të ketë thënë Mexhiti duke aluduar në paaftësinë e zv kryeministrit Artan Grubi.

Të ashpër e kritik në këtë mbledhje ndaj funksionarëve aktual raportohet se janë edhe Musa Xhaferi, Sadulla Duraku dhe Nevzat Bejta./ZYRTARE.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK