Connect with us

Bota

Inflacion trullues në Turqi: 83,4%

Published

on

Inflacioni në Turqi arriti një nivel të ri prej 83,4% në terma vjetorë, në muajin shtator, ndryshe nga ai prej 80,21% të rezultuar në muajin paraardhës, gusht, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo rritje e mprehtë e çmimeve të konsumit është pasojë e kolapsit të vazhdueshëm të lirës turke dhe një ulje të mëtejshme të normës bazë nga 13 në 12%, të shpallur javën e kaluar nga Banka Qendrore turke.

Monedha turke, e cila ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës që nga fillimi i vitit, paraditen e së hënës këmbehej me 18,56 lira turke për një dollar.

Rritja e çmimeve të konsumit është një temë e nxehtë në Turqi, më pak se nëntë muaj para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Për shumë turq rritja e çmimeve bëhet e vështirë për t’u përballuar, pasi 48% e punonjësve marrin pagën minimale, e cila arrin në 5 500 lira turke, thënë ndryshe më pak se 330 dollarë./atsh/

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media