Connect with us

Religjion

Gjërat materiale janë të rëndësishme, mirëpo, nuk e bëjnë të lumtur njeriun…

Published

on



Asgjë materiale në këtë botë nuk mund të zëvendësojë rahatinë dhe harmoninë në një shtëpi. Ka një i huaj që ka hyrë në shtëpitë tona, është gjithmonë aty edhe pse nuk e shohim dhe quhet “Frika nga Rizku/nafaka”.

Shumë prindër për shkak të dëshirës së madhe që fëmijëve tu dhurojnë gjërat materiale, neglizhojnë atë më të rëndësishmen: dashurinë, vëmendjen dhe përkushtimin.

Shumë nga ne, në vrapimin tonë për të mirat materiale, harrojmë të kënaqemi dhe të shijojmë atë që kemi, ndërsa jeta ik në mënyrë të shpejtë.

Është fakt se ne, duhet të mundohemi për gjërat materiale të kësaj bote, mirëpo,  edhe më shumë duhet të mundohemi për ato shpirtërore. Ka një fjali që duhet gjithmonë ta kemi në mendjet tona: Gjërat materiale janë të rëndësishme, mirëpo,nuk e bëjnë të lumtur njeriun gjithmonë!

Përshtati: A. D. Islampress


Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media