Connect with us

Religjion

Do të vijë kohë e çuditshme, kur …

Publikuar

Fjalët e sahabëve dhe të dijetarëve të hershëm të cilat janë regjistruar shumë herët, janë të atilla, sikur ata të jetonin sotdhe të flisninse çfarë është gjendjae muslimanëve. Shumica e atyre fjalëve, tashmë është realizuar në kohën tonë.

1- H. Aliu (r.a.)ka thënë: “Do të vijë koha kur njerëzit preokupim më të madh do ta kenë stomakun, kur mobiliet do të jenë nderi më i madh, kur gratë do të jenë kible, kur fe do të jetë dinari dhe dërhemi – ata do të jenë krijesat më të këqija, të cilët tek Allahu nuk do të kenë asnjë vlerë!”

Me të vërtetë ne po shohim se ka ardhë një kohë e tillë, me rëndësi është që stomaku të mbushet plotë, një shumicë nuk i dëgjojnë fjalët e Allahut të Plotfuqishëm, i Cili na ka thënë:“Hani dhe pini, por mos e teproni.”

Sot njerëzit bëjnë gara se kush do të ketë mobile më të mira në shtëpi dhe nuk bëjnë gara se kush do të bëjë më shumë vepra të mira.

Sa i përket grave si kible, këtu do ta citoj një plak të urtë i cili pat thënë: Mirë është derisa të fillojë të flasë me gojën e gruas! Për fat të keq sot në shumicën e rasteve është kështu, nuk bëhet asgjë derisa gruaja e jep bekimin për diçka.

Sot feja është para (pasuri), ky është mendimi i atyre që japin diçka për xhami ose në Bashkësinë islame dhe mendojnë se e kanë blerë fenë, të tillët mashtrohen, sepse feja nuk blihet, por ajo jetohet.

2 – Dahhaku(r.h.) ka thënë:“Do të vijë koha kur Musafido të varet në mur në të cilin merimanga do ta thur rrjetin e saj, fare nuk do të përdorët, ndërsa njerëzit do të veprojnë sipas tregimeve të ndryshme që i transmetojnë dhe dëgjojnë!”

Ka ardhur edhe kjo kohë, kur Kurani na shërben vetëm si zbukurim,na e mbulon pluhuri e nuk e  përdorim,por i dëgjojmë disa dijetarë të internetit, kurse tekstit të Kuranit, i cili përmban udhëzimedhe rregulla për jetë, nuk i kushtojmë vëmendje.

3 – Ibn Abbasi(r.a.) ka thënë: “Do të vijë koha kur do të bëhen hallall pesë gjëra:

(1) alkooli të cilin njerëzit do ta quajnë me emra të tjerë,

(2) korrupsioni, të cilin do ta quajnë dhuratë,

(3) vrasja, e cila do të quhet e dyshimtë,

(4)prostitucioni, i cili do të quhet martesë, dhe

(5) kamata, e cila do të quhet tregti!”

Ka ardhur edhe kjo kohë, alkooli sot ka dhjetëra emra të ndryshëm si: uiski, vodka, konjak etj., të gjitha janë alkooldhe pirja e tyre është haram për muslimanët pa marrë parasysh sesi quhen.

Korrupsioni sotquhet dhuratë, kurse vrasja e njeriut është vetëm dyshim.

Dy veta bëjnë marrëdhënie intime pa kurorëzim dhe këtë e konsiderojnë martesë.

Kamata sot quhet tregti, kurse ne e dimë mirë se kamata për muslimanët është e ndaluar.

4 – Hz. Omeri(r.a.)ka thënë: “Do të vijë koha kur udhëheqësit (pushtetarët) e një vendi nuk do të urdhërojnë për të mirë as nuk do të ndalojnë nga e keqja; kur do të zemërohen–do të zemërohen vetëm për interesat e tyre, ndërsa kur të jenë të kënaqur – kjo do të jetë vetëm për hir të interesave të tyre; por as nuk do të zemërohen e as nuk do të jenë të kënaqur për hir të Allahut!”

Për këtë ne kemi shembullin e politikanëve tanë, ata as nuk urdhërojnë për të mirë as nuk ndalojnë nga e keqja, por vetëm i shikojnë interesat e tyre. Kjo ka depërtuar gati në të gjitha institucionet e shtetit dhe shoqërisë.

5 – Enes ibnMaliku(r.a.) ka thënë: “Do të vijë koha kur të pasurit do ta kryejnë haxhin për ekskursion dhe argëtim, shtresa e mesme për tregti, dijetarët për tu treguar dhe për tu dëgjuar, kurse të varfrit për të lypur!”

Ka ardhur edhe kjo kohë, të pasurit shkojnë në haxh për ekskursion, ata të mesmit për të blerë diçka dhe diçka për të shitur, dijetarët që të mund të mburren se kanë qenë në haxh, kurse të varfrit për të fituar, pak janë ata që shkojnë në haxh sinqerisht në emër të Allahut.

6 – Sufjan eth-Thevriu(r.h.) ka thënë: “Do të vijë koha kur trupat do të jenë të zhvilluar, por zemrat do tëjenë të vdekura!”

Ka ardhur edhe kjo kohë, kemi njerëz (bilder) me trupa të zhvilluar e të fortë si guri, por zemrat e tyre janë të vdekura, ata mund të ngrenë deri 150 kg në palestër, por nuk mund ta ngrenë jorganin për tu ngritur në sabah.

7 – JusufbinEsbat(r.h.) ka thënë:“Do të vijë koha kur do ta dëbojë shoqëria njeriun e mirë, pse ai nuk dëshiron të veprojësiata!”

Sot është e vështirë të jesh njeri i ndershëm dhe i mirë, sepse nuk përshtatesh me shumicën, e cila të përzë nga shoqëria për shkak që ti nuk vepron atë që ata duan.

Duhet të kemi kujdes se çka bëjmë dhe si sillemi. Ka gjëra më të rëndësishme se sa mbushja e stomakut apo e mobilieve të shtrenjta.

Duhet ta ndërpresim blerjen e fesë dhe të fillojnë të bëhemi besimtarë.

Kurani është libri që ju është dërguar njerëzve si udhëzues, e jo libri që e mbulon pluhuri duke mos u lexuar.

Alkooli është haram, pa marrë parasysh se me çfarë emri quhet.

Kamata është e ndaluar, pa marrë parasysh se si ne e mbështjellim.

Kur të vendosim për ta kryer haxhillëkun, le të jetë në emër të Allahut, e jo në emër të turizmit, argëtimit ose të ndonjë përfitimi të kësaj bote.

Le të bëhemi prej atyre që e ndërtojmë dhe forcojmë trupin për ta ngritur jorganin duke u zgjuar për namaz të sabahut, e prej atyre që zemrat i kanë të vdekura.

Le të bëhemi njerëz të mirë, të ndershëm dhe të drejtë siç ishte dhe Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi savs. Esmin Mehić, prof.

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK