Connect with us

Lajme

“Djali im në burg pa fakte, kryerësi i veprës në liri”/ Babai ankohet se djali po akuzohet pa bërë asnjë faj

Published

on

Pas djegies së shtëpisë së vikendit të Avokatit Shtetërorë për Prona, Stanko Kitanovskit, si autori i veprës porositës i zjarrvënies është kapur Urim Xhaferi nga Kërçova, i cili është në paraburgim, por babai i tij, Bajram Xhaferi, sot ftoi gazetarët për t’iu thënë se i biri nuk është fajtor dhe se nuk e ka porositur zjarrin. Ai pohon se kryerësi i veprës ka gënjyer dhe se tash shëtitet i lirë. Kërkon nga organet e drejtësisë që të reflektojnë dhe të mos ia mbajnë djalin në burg pa fakte. Gjykimi për rastin do të mbahet nesër.

“Djali rrijë në paraburgim për ndonjë arsye të një njeriu të fëlliqur që e ka kryer një vepër dhe ne nuk e dimë se pse është sjellë situatë deri në këtë pikë. Kemi dërguar kërkesë edhe në prokurori edhe në gjykatën e shkallës së dytë në Gostivar me garancinë që ta leshojnë dhe nuk është marr asnjë masë deri me tash, djali rrinë në paraburgim rrinë në pranga pa asnjë arsye. Ne apelojmë ndaj gjykatësve, prokurorisë të gjithëve që ta lirojnë sepse ndaj tij nuk ka asnjë lloj akuze, nuk ka asnjë lloj dëshmie, vetëm se punët inatesh. Kryerësi i veprës penale dihet, kryesi është njeri i fëlliqur që gati gjithë jetën është marr me ata punë, ai shëtitet nëpër qytet ndërsa ne rrimë të mbyllur me kokën ulur”- tha BAJRAM XHAFERRI, PRIND./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media