Connect with us

Religjion

Dashuria ndaj Muhamedit (savs) | Islam Press

Publikuar

më

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Salavati dhe bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin (savs), për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Vëllezër të dashur!

Tema e hutbes së sotme është: “Dashuria ndaj Muhamedit (savs)”

Allahu i Plotfuqishëm në Kuranin fisnik thotë: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët.” (el-Mu’minun, 1)

Ky shpëtim dhe ky sukses, të cilin Allahu i Plotfuqishëm e përmend në fillim të sures el-Mu’minun, quhet Xhenet. Dhe ky, në fakt, është i vetmi sukses i vërtetë, sepse sikur të bëhej krahasimi midis Xhenetit dhe suksesit të kësaj bote, çdo sukses i kësaj bote do të ishte i mjerë, edhe pse edhe ato suksese të vogla të kësaj bote janë shumë të rëndësishme për ne.

Natyrisht, shkallët e besimit tek besimtarët nuk janë të njëjta, andaj as shkallët e suksesit të tyre nuk mund të jenë të njëjta. Disa besimtarë do të jenë lart në Xhenet, shumë afër Allahut të Dashur, ndërsa disa do ta gjejnë vendin e tyre mu pranë dyerve të Xhenetit. Por megjithatë, suksesi është sukses. Për ta arritur atë sukses, të dy grupet duhet ta përmbushin kushtin bazë, i cili është dashuria për Allahun e Dashur. Sepse, ai që nuk e do Allahun e dashur, ai nuk ka çfarë të kërkojë në Xhenet dhe as të ëndërrojë për të. Kurse ai që pretendon se e do Allahun e Dashur duhet ta vërtetojë pretendimin e tij.

Krijuesi i botëve thotë: “Thuaju (o Muhamed): ”Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe do t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Âlu ‘Imrân, 31)

Prandaj, për ta dëshmuar dashurinë e tij për Allahun e Dashur, besimtari duhet ta merr si model Muhamedin (savs), njeriun më të dashur tek Allahu i Plotfuqishëm, ta ndjekë sunetin e tij, të stoliset me moralin e tij dhe ta imitojë sjelljen e tij.

Lidhur me këtë Muhamedi (savs), thotë: “Të gjithë pasuesit e mi do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, cili refuzon të hyjë në Xhenet?” Ai u përgjigj: “Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e kush më kundërshton mua, refuzon të hyjë në Xhenet.” (Buhariu)

Besimtari që të mund ta pasojë Muhamedin (savs), së pari duhet ta dojë atë, kurse për ta dashur, para së gjithash, duhet të gjejë vend për të në jetën e tij dhe në zemrën e tij. Dhe atë, jo çfarëdo vendi, por vendin e parë – para të gjithë njerëzve të tjerë.

Muhamedi (savs), për këtë thotë: “Askush prej jush nuk do të jetë besimtar derisa unë të jem më i dashur për të sesa prindërit e tij, fëmijët e tij dhe të gjithë njerëzit.” (Transmetim unanim) Në bazë të këtij hadithi transmetohet se shumë sahabë, kur i drejtoheshin Pejgamberit (savs), e praktikonin të thoshin: “O i Dërguari i Allahut, i bëfsha kurban nënën dhe babanë tim për ty!”

Se  sa shumë sahabët e donin Pejgamberin (savs), më së miri tregon shembulli i një gruaje sahabije nga Medina, të cilës në betejën e Uhudit mushrikët i kishin vrarë babanë, vëllanë, burrin dhe dy djemtë. Në fakt, kur ushtria e mundur muslimane u kthye në Medine, gjëja e parë që ajo pyeti ishte: “Çfarë ka ndodhur me Muhamedin (savs)?” Ata i thanë se ai është mirë. Por, ajo nuk u mjaftua me kaq, prandaj tha: “Ma tregoni ku është!” Dhe kur e pa, tha: “O i Dërguar i Allahut, kur ti je gjallë, çdo vuajtje është më e lehtë!”

Përveç që duhet të jetë para të gjithë njerëzve, Pejgamberi (savs), për besimtarin duhet të jetë edhe para vetes së tij. Lidhur me këtë, Abdullah ibn Hishami (r.a.) tregon: “Ne ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut (savs), kurse ai ishte ulur dhe e mbante dorën e hz. Omerit. Në një moment, Omeri (r.a.) tha: “O i Dërguari i Allahut, ti je më i dashur për mua se çdo gjë tjetër, përveç vetes time!”, duke shprehur kështu dashurinë e tij për Pejgamberin  (savs).  Kurse Pejgamberi (savs), i tha: “Jo, pasha Allahun, në dorën e të Cilit është shpirti im, ti nuk do të jesh besimtar derisa të jem unë më i dashur për ty sesa vetja jote!” Omeri (r.a.), menjëherë tha: “O i Dërguari i Allahut, pasha Allahun, ti je për mua edhe më i dashur sesa vetja ime!” Meqë rast, Pejgamberi (savs), tha: “Tani po, o Omer!” (Buhariu)

Më në fund, le ta kujtojmë muezinin e parë në Islam – Bilal Abisinium (r.a.) dhe dashurinë e tij për Pejgamberin (savs). Përkatësisht, kur Muhamedi (savs), kaloi në botën tjetër, për shkak të pikëllimit të madh për të, Bilali (r.a.) nuk gjeti më kurrë forcën për ta kënduar ezanin. Mirëpo, kur muslimanët në kohën e halifatit të hz. Omerit e çliruan Palestinën dhe Kudsin, sahabët iu luten Bilalit (r.a.), që të përpiqej edhe një herë ta këndonte ezanin dhe në këtë mënyrë ta shpallte çlirimin e Kudsit, ashtu siç e pat shpallur n’atë kohë çlirimin e Qabesë së Shenjtë në Mekë. Dhe Bilali (r.a.), u pajtua. Mirëpo, kur e këndoi: “Eshhedu enne Muhammeden Resulullah”, u ndal dhe nuk mundi të vazhdonte më tutje. Ai e vuri dorën në zemër dhe qau, e po ashtu qanë edhe sahabët e tjerë. Në lidhje me të, gjithashtu, transmetohet se, derisa ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes, gruaja e tij psherëtiu: “O sa pikëllim!”, kurse ai iu përgjigj duke thënë: “O sa gëzim! Nesër do të takohem me Muhamedin e dashur dhe me shokët e tij.”

Vëllezër të dashur!

Muhamedit (savs), kurrë nuk i kanë penguar sukseset e kësaj bote të vëllezërve dhe motrave të tij, as nuk i ka penguar ndonjëherë, përkundrazi, ai gëzohej shumë për to dhe e ndante gëzimin dhe suksesin me vëllezërit dhe motrat e tij.

E lus Allahun e Dashur që t’i shërojë zemrat tona të sëmura, që të na bëjë të jetojmë me fytyrë të qeshur në Ditën e Gjykimit në shoqërinë e Pejgamberit tonë (savs) dhe të na gëzojë përveç suksesit të kësaj bote edhe me sukses në botën tjetër! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

Lajme16 minutes ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri18 minutes ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme1 hour ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme1 hour ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme2 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë2 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme3 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni3 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni3 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë3 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

Kosovë3 hours ago

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët e kthyer: Sa prej tyre u punësuan në spitalet publike?

Sport3 hours ago

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

NA NDIQ NË FACEBOOK