Connect with us

Lajme

A po i zvarrit SPAK me vetëdije çështjet? Avokati: Problemi kryesor mungesa e indikatorëve të performancës

Published

on

“A po i zvarrit SPAK me vetëdije çështjet?”

Kjo ishte një nga temat e diskutimit në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në Abc mbrëmjen e sotme.

Avokati Ermal Yzeiraj u shpreh se problemi kryesor në rastin e SPAK ka të bëjë me problemin e indikatorëve. Ndërsa për analistin Lorenc Vangjeli, afati fillon në momentin që drejtësi vë gishtin mbi një të dyshuar lidhur me ngjarjet kriminale.

Pjesë nga diskutimi:

Yzeiraj: Nuk mund ta them këtë gjë, qëllimin që është prapa kësaj vonese, që perceptohet si e tillë.

Beçi: Nuk perceptohet deri sa është brenda afateve dhe kornizave ligjore.

Xhafo: Sa zgjat një dosje?

Vangjeli: Afati fillon kur vë gishtin te autorët e dyshuar. Ndodh një vrasje, ti mund ta hetosh atë, pro për sa kohë nuk ka autor, nuk fillojnë afatet.

Yzeiraj: Nuk duhet të shkojë kështu çështja e afateve. Problemi kryesor në rastin e SPAK, në rastin e afateve është problemi i indikatorëve të performancës. Indikatorët e pefromancës nuk lidhen vetëm me SPAK-un. Nëse Kuvendi do miratonte paraprakisht për SPAK-un që në momentin e krijimit të SPAK 10 indikatorë, këtu kombinohen shifrat që kanë të bëjnë me sa çështje ka çuar në Gjykatë, sa janë hetuar , sa janë përfunduar etj. Indikatori i performancës nuk të lejon që ti të hedhësh brenda shifra të pa analizuara. Ky indikator ta ka paracaktuar mënyrën se si do performosh dhe çfarë është performancë e mirë dhe çfarë është e keqe. Nëse do ta kishim këtë indikator sot për SPAK-un mjafton të shikonim tabelat dhe do të shikonim performancën e SPAK-ut./Abcnews.al/ 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media