Connect with us

Lajme

Vizitat e Ramës në Serbi, Ngjela: Ç’është ky kryeministër që gëzohet më shumë kur shkon në Beograd se në Prishtinë?

Publikuar

Nga Spartak Ngjela

Nuk e di se përse kryeministrat shqiptarë – në Prishtinë dhe në Tiranë – nuk e kuptojnë dot që Kosova është një shtet i pavarur, prandaj: çfarë po duan të bëjnë këta me njohjen që u dashka t’i bëjë Serbia Kosovës?!

E kuptoni tani që Serbia ka qenë në 2 shekuj rresht një pushtues trritoresh shqiptare, i përkëdhelur nga evropianet, dhe e drejta shqiptare erdhi në histori për t’u njohur si fakt i vërtetë vetëm para 23 vitesh, dhe nga imponimi i forcës së politikës amerikane?

 

l.

Çfrarë është në thelb kërkesa për njohjen e Kosovës nga Serbia?

Kërkesë absurde. Kosova është tani një shtet i pavarur dhe i lirë, kurse Serbinë Kosova e ka mundur në luftë.

E di kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që Serbinë Kosova e ka mundur me luftë çlirimtare dhe në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

E di kryeministri shqiptar që Serbia ka pas qenë pushtuesi shekullor i Kosovës?

Prandaj…

Forca e shqiptarëve tani është bashkimi i tyre. Të gjitha arsyet e tjera janë vetëm fjalë.

Dhe Kosova është shtet unik shqiptar dhe vetëm shqiptar. Kurse serbët bëjnë sikur po kanë “hallin” e serbëve në Kosovë. Asgjë, ata duan të fitojmë kohë se presin ndryshim të politikës amerikane për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

NA NDIQ NË FACEBOOK