Connect with us

Religjion

Vdekja është thirrësi dhe këshilltari më i mirë!

Published

on

Ministria e Vdekjes -‎

Omer bin Abdulazizi, halifi i famshëm dhe nipi i Omer bin. el-Hattabit (r.a.), çdo natë i tubonte ‎dijetarët e kohës së tij, e aktualizonte me ta vdekjen, Ditën e Kiametit dhe ngjarjet e ahiretit, ‎dhe pastaj të gjithë do të qanin, sikur të prezantonin në xhenazen e ndonjë më të afërmi dhe ‎më të dashuri të tyre!‎

Prandaj, nuk është çudi, që Omer bin. Abdulazizi llogaritet një nga sundimtarët më të drejtë!

Ai jo vetëm që i mblodhi dijetarët çdo natë dhe evokoi kujtimet e vdekjes, sprovat e varrit dhe ‎ahiretit, por, ai kur erdhi në pushtet, gjëja e parë që bëri ishte emërimi i ministrit (ose ‎këshilltarit) për vdekjen, dhe pastaj i emëroi ministrat e tjerë të qeverisë së tij!‎

Detyra e këtij ministrit ose këshilltarit të tij për vdekjen, ishte që në mëngjes, menjëherë pas ‎namazit të sabahut, t’i jepte mësim halifit dhe t’ia kujtonte vdekjen, vendosjen në varr, ‎mbulimin me dhé të lagësht e të ftohtë, si dhe sprovat e tmerrshme, me të cilat do të përballet ‎në rrugën e tij të berzahut! ‎

Si mund të mbetej halifi indiferent dhe i padrejtë, pas një mësimi kaq të tmerrshëm?! ‎

Këtë nuk do të mund ta bënin as pushtetarët e sotëm, por, për fat të keq, pushtetarët e sotëm ‎nuk emërojnë ministra dhe këshilltarë të tillë, ata më shumë preferojnë ministra dhe këshilltarë ‎që i duartrokasin dhe i lavdërojnë ata për çdo veprim të tyre – qoftë pozitiv apo negativ !!!‎

Kurse kujtimi i vdekjes – do ta pranoni – në të vërtetë, është një mekanizëm i fuqishëm për ‎shtypjen e oreksit për pushtet, uljen e arrogancës dhe eliminim e absolutizmit në strukturat ‎qeverisëse !!! (FB – Sefik Kurdic)‎

Përkthim: Miftar Ajdini

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media