Connect with us

Bota

Ukraina vazhdon avancimin: Rikthen nën kontroll lumin kyç në vijën e frontit

Published

on

Forcat ukrainase thanë se kanë rifituar kontrollin e pjesës lindore të lumit Oskil, që cilësohet si vijë e frontit me trupat ruse në veri-lindje të Ukrainës, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Ushtria ruse pothuajse është zbrapsur tërësisht nga rajoni Kharkiv dhe një lider rajonal tha se caku tjetër është çlirimi i Luhanskut fqinj.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se po përgatitej kundërofenziva tjetër, teksa Rusia po akuzohet për shënjestërimin e një centrali bërthamor në jug.

Operatori bërthamor i Ukrainës Enerhoatom tha një raket u lëshua rreth 300 metra nga reaktorët bërthamor në termocentralin e dytë më të madh të vendit në rajonin Mykolayiv, duke shkatërruar dhe duke shkyqyr një pjesë të stacionit hidro-elektik në kompleks.

Sulmi nuk është konfirmuar  në mënyrë të pavarur, edhepse pamjet u postuan online nga ushtria ukrainase. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media