Connect with us

Lajme

Taravari: VMRO-DPMNE-ja do të na largojë më shumë nëse vazhdon me këtë fjalor

Published

on

I pyetur për marëdhëniet me VMRO-DPMNE-në, u.d. kryetar i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sonte në emisionin “Rruga Drejtë” tha se ASH-ja është distancuar me kohë nga VMRO-ja, pavërsisht se kanë gabuar që janë futur në koalicion me VMRO-në.

“Jemi distancuar nga politikat e VMRO-së, sepse kishim një bashkëpunim në qytetin e Shkupit, ku gabuam, por e kishim marrëveshje politike për zgjedhjet lokale. Edhe për referendumin asesi nuk e përkrahëm që donte ta organizojë VMRO-ja sepse kjo na largon nga rruga euro integruese”, tha Taravari.

Taravari shtoi se ASH-ja si parti nuk është kundër identietit të maqedonasve, por me këtë fjalor të VMRO-së, sipas Taravarit, Maqedonia jo që do të largohet nga rruga euro integruese por edhe nga identieti maqedonas./Alsat.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media