Connect with us

Lajme

Takimi me Begajn, reagon Kim: Roli i Presidentit, thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Publikuar

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit me presidentin Bajram Begaj.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se në takim u diskutua mbi çështjet kyçe në marrëdhëniet mes dy vendeve, teksa thekson rolin institucional të Presidentit në demokracinë dhe sigurinë kombëtare

“Faleminderit Presidenti Begaj për bisedën e sotme mbi çështje kyçe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikne . Roli institucional i Presidentit, sipas Kushtetutës, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, shkruan Kim.

NA NDIQ NË FACEBOOK