Connect with us

Lajme

Spahiu: Mund të klonohen pasaportat, shqiptarët të përgatiten për pasoja

Published

on

Juristi e cilëson të papranueshme që nuk kemi asnjë procedim penal për asnjë person për mospërmbushje të detyrës, asnjë shkarkim, apo asnjë dorëheqje në administratë.

Në emisionin Now në Euronews Albania Spahiu u shpreh se nuk asnjë garanci që e-mailet nuk janë të manipuluara, çka sipas tij mund të çojë në rrezikun e klonimit të dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë.

“Askush nuk nga garanton se e-mailet nuk janë të manipuluara. Shqiptarët duhet të përgatiten se nga ndërhyrja që mund të bëjnë atëherë mund të kemi pasojë pavlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit. Nëse kanë hyrë në sistemin TIMS, brenda një afati 1-mujor mund të klonohen identitetet e shqiptarëve dhe pasaportat shqiptare të qarkullojnë në vende të tjera. Kjo mund të sjellë pavlefshmërinë  e letërnjoftimeve dhe pasaportave të shqiptarëve. Shteti shqiptar duhet të tregohet transparent me publikun deri ku ka shkuar sulmi dhe çfarë rrezikojmë”, tha Spahiu.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media