Connect with us

Lajme

Rrëzohet pema në mes të rrugës në Tiranë, zë poshtë makinën

Publikuar

Një pemë është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Tiranë duke zënë poshtë një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë në rrugën “Sami Frashëri.”

Nuk dihet nëse ka pasur njerëz brenda në makinë në momentin e rrëzimit të pemës.

Nga forca e rënies, makina është shtypur në pjesën e pasme./Abcnews.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK