Connect with us

Religjion

Roli i Abdullah ibn Omerit në parandalimin e përçarjes së njerëzve

Published

on



Hfz. Mehas Alija

Djali i hazreti Omerit r.a., Abdullahu, në këshillat e tij drejtuar njerëzve, e kishte zakon që t’i nxiste ata për nevojën e të qenit bashkë, të jetuar në harmoni në bashkësi, të respektuarit e tjetrit, si dhe të ruajturit e jetës, nderit dhe pasurisë së tjetrit, sidomos muslimanit.

Një ditë një njeri i kishte shkruar: “Kam dëshirë që të ma shkruash tërë diturinë.”

Abdullah ibn Omeri i ishte përgjigjur: “Dituria është e madhe dhe nuk ka fund, por nëse do të kesh mundësi që kur ta takosh nesër All-llahun xh.sh., të mos kesh mbi shpinën tënde gjakun e jetës së muslimanëve, të mos kishe marr me pa të drejtë pasurinë e tyre, ta kishe ruajtur gjuhën tënde nga përçmimi i dinjitetit të tyre, si dhe të ishe përmbajtur xhematit, kjo do të ishte shumë ma e mirë për ty.” (Tarih Dimeshk)

(Islampress.ch)


Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media